LDK-ja e LVV-ja thonë se do ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për përbërjen e KQZ-së. Këto dy parti thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në KQZ dhe jo nga një, siç ka vendosur Thaçi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo nga një përfaqësues, siç ka vendosur presidenti Hashim Thaçi.

Prandaj, këto dy parti e paralajmërojnë Thaçin se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se opozita do të mundë t’i drejtohet Kushtetueses vetëm pasi presidenti Thaçi ta ketë nënshkruar dekretin për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Ata thonë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, bazë e konstituimit të Kuvendit dhe në të njëjtën analogji edhe e delegimit të anëtarëve të KQZ-së është rezultati zgjedhor i partive ose koalicioneve parazgjedhore.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...