LDK ende pa kandidat për kryeministër

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër, pas tërheqjes nga gara të kreut të saj Isa Mustafa. 

Abrashi thotë se kandidati për kryeministër duhet të jetë i dëshmuar në qeverisje, dhe për të do të vendosë struktura e LDK-së dhe Këshilli Drejtues i saj.

“Patjetër që do të jetë i dëshmuar në qeverisje, dhe që është i pranueshëm nga struktura e LDK-së”, tha Abrashi, duke folur për kandidatin e LDK-së, por duke mos zbuluar me emër.

“Kandidati i LDK-së do të jetë edhe fitues i zgjedhjeve”, tha Abrashi në ‘Info Magazine’.

Ai nuk ka komentuar gjatë nëse personi në fjalë është Agim Veliu apo Lutfi Haziri, por tha se të dy plotësojnë kriteret.

Por, për dallim prej dy emrave të parë, Abrashi ka lenë të kuptohet se Vjosa Osmani nuk do të jetë kandidatja e LDK-së për shefe të ekzekutivit në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ka përparësitë dhe mangësitë”, tha ai, duke folur për Vjosa Osmanin.

Ai tregoi se kandidimi i Lumir Abdixhikut për kryeministër, në rast e ky i fundit i bashkohet LDK-së, tha se nuk është mbështetur sa duhet, pasi duan që LDK-ja në këto zgjedhje të garojë me dikë që është pjesë e partisë, e jo me prurje të reja.

Abrashi tha se  vendimi i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, për t’u larguar nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është një vendim shembull në politikën kosovare.

Sipas Abrashit, Mustafa ua mbylli gojën atyre kritikëve që thoshin se ai lufton vetëm për pozitën e vet.

“Bashkëpunëtorët e Isa Mustafës e kanë ditur edhe më herët që ai do të dorëhiqet – ai ka hyrë në parti që ta reformojë partinë – ishte në planet e tij afatgjata. Ai ua mbylli gojën kritikëve që thoshin se ‘ai e shikon vetëm karrigen e vet’. Kontributi i tij vazhdon në LDK, por ka vendosur të dorëhiqet nga të qenit lider. Kjo është një vlerë e shtuar në politikëbërjen në Kosovë, mesazh edhe për partitë tjera”.

Ndryshe, kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë “Mustafa” me anë të një mocioni të votuar në Kuvend të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.

Kryeministri i shkarkuar, Isa Mustafa, të shtunën në Istog ka treguar se në zgjedhje nuk do të garojë serish për kryeministër, duke i hapur rrugë një tjetër anëtari të LDK’së për tu kandidaur nga drejtuesit tjerë të partisë. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...