LDK e Podujevës mbajti takim konsultativ

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë me delegatët e Kuvendit Qendror të LDK-së, të cilën e udhëhoqi kryetari i degës, Agim Veliu, është biseduar për plotësimet dhe ndryshimet e Statutit të LDK-së dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari Veliu ka informuar anëtarët e Kryesisë dhe delegatët lidhur me propozimet e bëra për plotësimin dhe ndryshimet në Statutin e LDK-së.

“Komisioni për plotësimin dhe ndryshimet e Statutit të LDK-së ka mbajtur disa takime dhe tashmë ka dalë me disa propozime për plotësime dhe ndryshime. Aktualisht jemi duke mbajtur takime rajonale me degët e LDK-së, ku po diskutohen këto plotësime dhe po marrim propozime nga anëtarësia”, tha kryetari Veliu, njofton LDK

Veliu tha se pas përfundimit të takimeve rajonale do të mbahet Kuvendi i LDK-së, ku do të miratohen plotësimet dhe ndryshimet në Statutin e LDK-së.

Veliu tha se të mërkurën më 20 janar do të mbahet takimi rajonal i Prishtinës, ku do të marrë pjesë edhe Dega e LDK-së e Podujevës.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me plotësimet dhe ndryshimet e Statutit të LDK-së, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

Veliu gjithashtu informoi të pranishmit se Lidhja Demokratike e Kosovës, më 21 janar do të mbajë një manifestim përkujtimor, për shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së kryetarit të LDK-së dhe Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...