LDK dërgon komentet në ZRRE, kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një konference për media ka njoftuar për dërgimin e komenteve në Zyrën Rregullatorit të Energjisë, me përmbajtje kundërshtuese për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Kështu ka njoftuar Xhafer Tahiri nga LDK, në konferencën e thirrur për media.

“LDK sapo ka nisur komentët e saj në ZRRE lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave për ënergjinë elektrike. Për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionale në këtë rast, duke i dërguar klomentete  veta në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike”, tha Tahiri, transmeton Express.

Në konferencë foli edhe deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami, ajo tha se kriza e energjisë elektrike ka nisur në vitin 2021, por sipas saj, qeveria ka luajtur spektatorin.

“Jemi të vetëdijshëm që është krizë globale, por jemi të sigurt që qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize”, tha Bajrami ndër të tjera.

“LDK do të ndjek rrugën institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën qytetarëe edhe në Gjykatën Kushtetuse”, u shpreh ajo tutje.

Bajrami tha se rritja e çmimit të rrymës e rëndon jetën e qytetarëve në kohë të pandemisë.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...