LDK-AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Gazeta Express mëson se në mbrëmjen e së martës LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Burime të Gazetës Express, me njohuri për bisedimet ndërmjet partisë së Isa Mustafës dhe asaj të Behgjet Pacollit, kanë thënë se AKR është pajtuar t’i bashkohet një koalicioni me LDK’në, që kandidat për kryeministër do të ketë Avdullah Hotin.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka deklaruar me AKR-në kanë shumë pika të përbashkëta të programeve tona për ekonomi dhe për proceset integruese në të ardhmen.

“Ne do të jemi alternativa e vetme për t’i luftuat ata që deri tash e kanë kapur shtetin”, ka deklaruar Sfarqa.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma. /Express/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...