Lazio përfshin Muriqin në skuadrën për Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Lazio ka emëruar skuadrën e tyre për Ligën e kampionëve ku ka përfshirë Vedat Muriqin, Wesley Hoedt dhe Andreas Pereira.

Shqiponjat e Romës janë në grup me Borussia Dortmund, Club Brugge dhe Zenit St Petersburg.

Sezoni fillon më 20 tetor në Olimpico të Romës ku Lazio do të përballet kundër Borussia Dortmund.

Blerjet e reja të bëra këtë verë si: Muriqi, Hoedt, Pereira, Mohamed Fares, Pepe Reina, Jean-Daniel Akpa Akpro dhe Gonzalo Escalante, të gjithë janë në liste.

Senad Lulic dhe Denis Vavro nuk janë përfshirë në listë, por Stefan Radu për çudi nuk është në listën për ndeshje të Serie A. /GazetaExpress/

Skuadra e Lazio për Ligën e Kampionëve: Acerbi, Akpa Akpro, Anderson, Caicedo, Cataldi, Correa, Escalante, Fares, Immobile, Hoedt, Lazzari, Leiva, Luis Alberto, Luiz Felipe, Marusic, Milinkovic-Savic, Muriqi, Parolo, Patric, Pereira, Radu, Reina, Strakosha

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...