Lazio i ofron 8 milionë euro për Muriqin, e do edhe Napoli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane. Sulmuesin kosovar e duan edhe dy ekipet italiane, Napoli dhe Lazio. Kjo e fundit i ofron 8 milionë euro për prizrenasin

Paraqitjet mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane, shkruan Gazeta Express.

Javë më parë mediat angleze raportonin se interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham dhe ky i fundit e ka vëzhguar disa herë në stadium.

Ndërkaq, së fundmi mediat italiane shkruajnë se futbollistit prizrenas ia kanë vënë syrin edhe dy klubet italiane, Napoli dhe Lazio.

Sipas tyre, “Biancocelesti” i kanë bërë gati 8 milionë euro për ta transferuar gjigantin e sulmit.

Muriqi kishte shkëlqyer sezonin e kaluar tek Rizespori, ndërsa po vazhdon me formë të mirë edhe këtë edicion.

Ai i ka shënuar 7 gola në fanellën e Fenerbahçes dhe tre gola për Kosovën, në shtator kundër Republikës Çeke e Anglisë dhe në tetor ndaj Malit të Zi, derisa për shkak të lëndimit mungoi në dy sfidat e nëntorit, ndaj çekëve dhe anglezëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...