Lazio ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Thomas Strakoshas
Paraqitjet fantastike me Lazion këtë edicion, kanë bërë që e ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha të jetë e sigurt.
Ai në sezonin e kulur, por edhe deri më tani, ka qenë fantastik, duke luajtur shumicën e kohës për Lazion dhe duke qenë një nga më të mirët.
Sipas Gazzetta Dello Sport, drejtuesit e Lazios dhe portieri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2019.
Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në vitin 2020, përcjell Express.



