Lazio dëshiron t’ia bëjë Immobilen dhuratë Inzaghit

PUBLIKUAR

Lazio ka rindezur interesin e tyre për sulmuesin e Sevillas, Ciro Immobile.

Biancocelesti janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi kur Miroslav Klose u largua nga klubi dhe huazimi i Alessandro Matri përfundoi.

Pas polemikave me Marcelo Bielsan, Simone Inzaghi ka qenë i emëruar si trajner, por tani në një bazë të përhershme, dhe klubi tani është duke u përqendruar në një sulmues

Sipas Premium Sport, agjenti i Immobiles ka deklaruar më parë se klienti i tij do të ishte i kënaqur për t’u bashkuar me Lazion, dhe tani beson se ata kanë rritur interesin e tyre.

Mendohet se Lazio do të ofrojë 9 milionë për reprezentuesin italian te Sevilla, ndërkohë që sulmuesit do t’i ofrohet një kontratë pre 2 milionë euro në sezon.

Immobile kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar në Torino, por nuk do të ri-bashkohet me klubin ‘Granata’. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...