Lazaro: Zgjodha Interin për shkak të Contes

PUBLIKUAR

Lazaro ka treguar se Antonio Conte e bindi t’i bashkohet Interit. Ai ka nënshkruar deri më 2023.

23-vjeçari anësor, Valentino Lazaro, kompletoi këtë javë transferimin nga Hertha Berlin te Inter për 22 milionë euro plus bonuse, derisa ka nënshkruar deri më 2023.

Ai ka thënë se një ndër arsyet se pse zgjodhi zikaltrit është edhe trajneri, Antonio Conte.

“Inter është klub fantastik, aktualisht në nivel të lartë me histori të suksesshme, plus ata janë në Champions League”, u shpreh fillimisht reprezentuesi i Austrisë.

“Biseda që kam pasur me Antonio Conten dhe projekti më bindën për të ardhur këtu. Falë Contes, e di se mund të rritëm ende si lojtar”.

“Serie A gjithmonë ka pasur një profil të lartë dhe mezi pres të startoj. S’mund ta krahasosh me Bundesligën, kanë komplet një kulturë tjetër të futbollit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...