Layun i kundërpërgjigjet Neymarit: Nëse do të shtrihesh, shtrihu në krevat

PUBLIKUAR

Ylli i Brazilit e kishte ekzagjeruar tejmase pasi një incidenti në pjesën e dytë të takimit

Mbrojtësi i Meksikës, Miguel Layun e ka kritikuar Neymarin për ekzagjerimeve në fushë që bëri kur u faulua, derisa Brazili fitojë më rezultat 2-0 kundër Meksikës të hënën.

“Ky është futboll. Nëse ai nuk dëshiron të preket atëherë të bëj diçka tjetër”, tha mbrojtësi kur u pyet për përballjen e tij me Neymarin.

“Ai më shumë është i shqetësuar të shtrihet në fushë. E nëse dëshiron që të shtrihet kaq shumë, të shkon në shtëpi dhe të shtrihet në krevat dhe të flejë”.

“Ai ishte i shtrirë dhe unë e preka duke kërkuar topin, i di të gjitha për talentin e tij por edhe për trikat e tij. Ne e njohim Neymarin dhe ai dëshiron që gjithmonë të jetë protagonist si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, tha Layun. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...