Lavrov: Na është sosur durimi me Perëndimin, presim përgjigje me shkrim brenda një jave

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten në konferencën vjetore për gazetarë se Moskës i është harxhuar durimi me Perëndimin dhe se vendi i tij pret përgjigje me shkrim ndaj kërkesave të saj për garanci të sigurisë brenda një jave.

Deklarata e tij erdhi pas dështimit të bisedimeve diplomatike me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për të hapur rrugë për zgjidhjen e problemit në kohën e grumbullimit të trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.

Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, kryediplomati rus tha se, ministri rus tha se Kremlini nuk do të presë për kohë të pakufizuar që Perëndimi të përgjigjet ndaj kërkesave të Rusisë që NATO-ja të mos zgjerohet dhe të mos dërgojë forca në Ukrainë dhe në shtetet tjera ish-sovjetike.

“Na është harxhuar durimi. Perëndimi është udhëhequr nga arroganca dhe i ka përkeqësuar tensionet, duke i shkelur obligimet e veta dhe logjikën”, deklaroi njëri ndër ministrat më të njohur të Putinit.

Sipas tij, Rusia dëshiron që mosmarrëveshja për sigurinë në Evropë të zgjidhet me respekt të ndërsjellë dhe baraspeshim të interesave. Ai shtoi se Moska ka opsione të ndryshme për t’u përgjigjur, nëse Perëndimi i refuzon propozimet ruse për sigurinë, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se rreziku për pushtim të Ukrainës nga Rusia mbetet i lartë me rreth 100.000 trupa ruse afër kufirit dhe se Shtëpia e Bardhë brenda 24 orëve do të publikojë informacione të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia mund të jetë duke u munduar që të shpikë një arsyetim për ta justifikuar pushtimin.

SHIKO MË SHUMË

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...