Lavrov: Gjermania fajtore për marrëdhëniet e ftohta

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka fajësuar Berlinin për marrëdhëniet jo të mira në mes të Rusisë dhe Gjermanisë.

“Ne iu japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Gjermaninë dhe nuk është faji jonë që ne jemi në periudhë të vështirë”, ka thënë Lavrov.

Kryediplomati rus dhe homologu i tij gjerman, Frank Walter Steinmeier pritet të takohen sot për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me energji, por bisedimet do të fokusohen edhe në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Aneksimi që i ka bërë Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahja për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës ka dëmtuar tejmase marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i Gjermanisë ka qenë vendosës që BE-ja ta vazhdojë sanksionet kundër Rusisë për veprimet e sipër përmendura, transmeton Rel.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...