Lavezzi drejt Barcelonës

PUBLIKUAR

Ezequiel Lavezzi pritet të jetë përforcimi i parë në afatin kalimtar të janarit për Barcelonën.

Mediat spanjolle raportojnë se argjentinasi i Paris Saint Germain është shumë pranë gjetjes së akordit me klubin katalanas.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me vlerë prej 4 milion euro në sezon që Lavezzi do të përfitojë te blaugranat.

Për Lavezzin kishin shprehur interesim edhe Interi dhe Juventusi.

Nuk përjashtohet as Nolito i Celta Vigos, por 30-vjeçari mbetet në “pole position” pasi mund të vijë me parametër zero.

Barca më parë kishte shprehur interesim edhe për Sebastian Giovincon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...