Gjiganti katalunas shpreson ta kompletojë transferimin e sulmuesit argjentinas në fillim të muajit qershor
Lautaro Martinez është gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se gjiganti katalunas synon ta kompletojë transferimin e sulmuesit argjentinas në fillim të muajit qershor, përcjell Gazeta Express.
Kampioni aktual spanjoll e sheh 22 vjeçarin si psardhës ideal të Luis Suarezit, i cili po shkon drejt fundit të eksperiencës katalunase.
Martinez vlerësohet 111 milionë euro nga Interi, ndërsa Barça synon t’i ofrojë dy lojtarë dhe para, në këmbim të tij. /Gazeta Express/


