Latifi tregon në detaje për masat që u miratuan sot në Qeveri

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër virusit Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se është marr vendim lidhur me orën policor, orarin e punës së gastronomisë, bartjen e maskës dhe për posedimin e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19.

“Hyrja në Kosovë u lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza apo me një nëse është nga Johnson&Johnos, vetëm me një dozë nëse ka edhe test PCR, ose personit që ka e ka kryer virusin në tre muajt e fundit hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësirat e hapura, ndërsa mbetet në të gjitha raste në ambientet e mbyllura. Kufizimi i qarkullimit është nga ora 00:00-05:00”, ka thënë ai.

“Lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave, teatrove e të tjera deri në 50% të kapaciteteve si dhe hapen fitneset”, ka thënë ai.

Lidhur me masat që janë marrë me 21 janar të këtij viti, Latifi tha se kanë dhënë rezultate në përmirësimin e situatës me Covid-19.

“Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Kemi vendosur lehtësimin gradual të masave. Këto dy javë që nga marrja e masave mund të themi se patën rezultat në dy aspekte, ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 dhe gjendjes në institucionet shëndetësore“, ka thënë ministri Latifi. /

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...