Latifi për VV-në: Qasja në Prishtinë mund t’i kthehet bumerang

PUBLIKUAR

Njohësi i rrethanave politike, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën e qasjes ndaj elektoratit të kryeqytetit.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka vlerësuar se mos-angazhimi i kandidatit të VV’së për kryetar komune në Prishtinë, Arben Vitia, në fushatën elektorale, shkruan Gazeta Express.

Tutje, ai ka folur edhe lidhur me premtimet elektorale të kandidatëve që ia kanë mësyer postin për kreun e Prishtinës.

“E ka hupë sensin e realitetit dhe secili përpiqet t’ia kalojë njëri tjetrit me premtime sa më glamoroze, sa më të mëdha. Secili që i njeh Prishtinën e sheh që ato premtime nuk korrespondojnë me realitetin, me mundësitë reale që i ka për t’i zgjidhur ato probleme. Kandidati i tretë, Daut Haradinaj, po përpiqet me i imitu këta të tjertë, në këtë panairin e madh të premtimeve. Ne po shohim ide utopike për Prishtinën në 4 vitet e ardhshme”, ka deklaruar tutje ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...