Latif Gashi shkon ta mbajë pjesën e mbetur të burgut (Foto)

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-komandat i Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi ka shkuar vullnetarisht ta mbajë edhe një pjesë të burgut që i ka mbetur, pasi ishte dënuar bashkë me “Grupin e Llapit”.

Gashi është përcjell nga familjarët e tij dhe shokët e luftës, kurse burgun do ta mban në Smrekonicë të Vushtrrisë, raporton Indeksonline.

Para pak dite Gashi kishte shkruar në Facebook se do të shkojë ta vuajë edhe një pjesë të mbetur të dënimit dhe e ka konsideruar si dënim të padrejtë.

Ai kishte thënë se për lirinë dhe pavarësinë e atdheut kurrë nuk është mjaft të sakrifikohet.

Atij Gjykata e Apelit në Prishtinë ia kishte konfirmuar një dënimin prej gjashtë vjetësh burgim.

Pas kësaj, ai përmes një letre i ishte drejtuar kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka njoftuar lënien e mandatit.

Në letrën e tij ai ndër tjerash kishte shkruar:

Para disa ditësh Gjykata e Apelit e ka konfirmuar një dënim të padrejtë të një procesi gjyqësor që kishte nisur më 28 janar 2002. Në këto 14 vjet unë i kam vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Unë kam të drejtë kushtetuese për lirim me kusht, meqë pjesën dërrmuese të dënimit unë e kam shlyer. Në dispozicion timin, gjithashtu, kam edhe mjete të tjera juridike, qoftë në kuadër të Gjykatës Supreme, ose edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Mirëpo, për hir të interesit të vendit tonë, për hir të proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës:

Unë, Latif Gashi, jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

gashi1

gashi2

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...