Largohet Nainggolan, vjen Pastore

PUBLIKUAR

Roma i dëshiron 40 milionë euro për Radja Nainggolan, por mund të pajtohet ta shesë atë në Inter për 30 milionë euro plus lojtarët Nicolo Zaniolo dhe andrea Pinmonti.

Ndërkohë, Javier Pastore i Paris Saint-Germain pritet të jetë zëvendësuesi i tij në kryeqytetin italian, transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportojnë se dera është e hapur për ribashkimin e belgut në Inter me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.

Kjo pasi Roma tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij, pasi është pranë arritjes së një marrëveshjeje me PSG-në në vlerë 18 deri në 20 milionë euro për mesfushorin kreativ.

Ndërkohë, Sky Sport Italia, Sportitalia dhe media tjerë shkruajnë se dy lojtarët e rinj të Interit mund të jenë çelësi i transferimit të Nainggolanit në Inter.

Zaniolo tashmë është përmendur në një marrëveshjeje të mundshme, por sulmuesi Pinamonti është po ashtu kandidat për të qenë pjesë e marrëveshjes. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...