Largohet Conte, vjen ish-trajneri i Barcelonës

PUBLIKUAR

Antonio Conte i ka ditët e numëruar në Chelsea dhe pritet që në fund të këtij sezoni të largohet

Trajneri italian, Antonio Conte do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, pasi ndjen se nuk e ka përkrahjen e klubit.

Italiani kishte kërkuar përforcime gjatë verës dhe gjatë këtij afat kalimtar, por ka marrë vetëm lojtarë që janë blerë shumë lirë.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse ai do të largohet nga Chelsea.

Në vend të tij pritet të vije ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili është i papunë që kur u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2017, shkruan Daily Mail.

Përveç tij, në listën e Chelseat janë edhe Massimiliano Allegri dhe Diego Simeone. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...