“Largimi i Ibrës ishte goditje për PSG-në”

PUBLIKUAR

Maxwell, mbrojtësi i Paris Saint-Germain, ka zbuluar se largimi i Zlatan Ibrahimovic ishte një goditje e madhe për ta.

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, nuk e ka nisur mirë këtë sezon, por gradualisht ka filluar ta marrë veten.

Sipas mbrojtësit brazilian, Maxwell, ekipi nga Parisi nuk ka pasur paraqitje të mira pasi e ka ndjerë mungesën e Zlatan Ibrahimovicit, i cili u transferua te Manchester United.

“PSG pa Ibra-n është shumë e ndryshme. Ne kemi humbur cilësinë teknike në fushë dhe udhëheqjen e Ibrës jashtë saj. Largimi i suedezit ishte një goditje shumë e vështirë”, ka deklaruar Maxwell.

“PSG tani është duke u kthyer në normalitet. Në fillim të sezonit kemi pasur disa momente të vështira, por rezultatet e mira janë duke bërë një atmosferë më të mirë”, ka deklaruar ai.

Ibrahimovic ka hyrë në histori të Paris Saint-Germain si golashënuesi më i mirë në histori të klubit me 156 gola të shënuar në 180 paraqitje. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...