Largimi i Hashim Thaçit dhe fuqia e Kadri Veselit në PDK (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryetarit aktual i Kuvendit,Kadri Veseli, nga momenti i zgjedhjes së Hashim Thaçit President i Kosovës, simbolikisht dhe ditë më pas edhe zyrtarisht i mbeti mbi supe udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi është zëvendëskryetari i vetëm.

Sipas të gjitha gjasave Veseli, pritet të marrë këtë detyrë në mandat të plotë, njofton Klan Kosova.

Gjithë ndryshimi në kryetarllëk, sipas drejtuesit të gazetës Blic, Astrit Gashit, nuk do e dëmton PDK-në karshi elektoratit.

Ky thotë, se Partia që e themeloi Thaçi dhe të tjerët 17 vite më parë, për ndërrim shefi u bë gati që nga momenti kur lidhën ujdinë qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës.

Nga ana e tij, udhëheqësi i Lëvizjes “Fol” , Petrit Zogaj, është i mendimit se PDK nuk do jetë e njëjtë, kur Thaçi të zëvendësohet.

Sipas Zogajt, pas  bërjes së Thaçit President shteti, po i tregohet publikut fuqia që e ka Veseli karshi tashëm ish shefit të tij partiak.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...