Largime të shumta nga Real Madridi gjatë verës, Gareth Bale i pari

PUBLIKUAR

Superylli uellsian Gareth Bale duket se është i vendosur për largim këtë verë në Real Madridi.

Ish anësori i Tottenham Hotspur është përfolur për një rikthim të mundshëm në Premierë Ligë dhe Manchester United ka qenë destinacioni më i diskutuar, transmeton portali arbresh.info.

28-vjeçari ka pasur probleme të shumta me lëndime te ‘Los Blancos’ dhe nuk ka qenë në gjendje për të justifikuar çmimin madhështor që Real Madridi kishte paguar për të.

‘Diario AS’ raporton që gjiganti në La Liga është i gatshëm për të spastruar skuadrën gjatë verës dhe Gareth Bale do të udhëheq këtë rrymë. Real Madridi është i gatshëm t’i lejoj uellsianit të largohet në rast se pranon çmimin e duhur prej 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Ndërkohë, Jose Mourinho tashmë thuhet se ka folur me lojtarin për të bërë të qartë nëse dëshiron të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm si një zëvendësues i Anthony Martial, e ardhmja e të cilit në Old Trafford vazhdon të mbetet në dyshime./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...