Laporta: Do të transferojmë 4 futbollistë, por jo Haalandin

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur rreth përforcimeve që skuadra do të bëj gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas tij, klubi katalunas do të nënshkruaj me katër futbollistë, transmeton Gazeta Express.

“Do të kompletojmë të paktën 4 nënshkrime për të përforcuar sulmin, mesfushën dhe mbrojtjen”, tha Laporta.

“Haaland? Ka nënshkrime që nuk mund t’i bëjmë sepse do të dëmtonte ekonominë tonë deri në vitin 2023”, shtoi tutje i pari i klubit nga “Camp Nou”.

Kujtojmë se Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje me Franck Kessien, i cili pritet të transferohet si lojtar i lirë.

Andreas Christensen besohet se do të jetë futbollisti tjetër i cili do transferohet te Barcelona si lojtar i lirë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...