Lamtumirë Real Madrid (Foto)

PUBLIKUAR

Sevilla, Eintracht dhe Lazio, janë skuadrat më serioze për të nënshkruar me Marianon

Mariano do të largohet nga Real Madridi. Sulmuesi i ri i akademisë, i cili këtë edicion u promovua në ekipin e parë, Mariano, do të largohet në formë huazimi nga “Los Blancos”. Kështu raporton AS, sipas të cilës ka shumë klube që interesohen për 23 vjeçarin, transmeton Gazeta Express.

AS shkruan se Sevilla, Eintracht dhe Lazio janë klubet më serioze që duan shërbimet e Marianos, i cili pavarësisht se ka shkëlqyer sa herë që Zinedine Zidane e ka inkuadruar në lojë, nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e “Los Blancos”.

Zidane e pëlqen shumë lojtarin, andaj dëshiron që ta huazojë gjatë janarit për të fituar më shumë përvojë, ashtu siç ka bërë Reali me shumë lojtarë, si Carvajal, Casemiro e të tjerë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...