Lamtumirë Real, James transferohet në Premierligë?

PUBLIKUAR

James Rodriguez ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Manchester United

 

James Rodriguez i ka muajt e numëruara në Real Madrid. Ai ka përfunduar në bankën rezervë, pas Zinedine Zidane po preferon lojtarë të tjerë para mesfushorit kolumbian.

Sipas Don Balon, Jose Mourinho është i etur që ta transferoj ish anëtarin e Portos dhe Monacos në Manchester United, përcjell Express.

Kurse, edhe Zinedine Zidane i gatshëm të shesë reprezentuesin e Kolumbisë te gjiganti nga Premierliga.

James kishte oferta nga PSG dhe Chelsea gjatë verës, por vendosi që të mbetet në Real Madrid, me shpresë se do të zërë vend në formacionin bazë të Realit. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...