Lamtumirë Real, James gjen klubin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

James Rodriguez mund të transferohet në Liverpool gjatë verës

Ylli kolumbian, James Rodriguez pritet të ndahet me Real Madridit gjatë verës. Ish anëtari i Portos dhe Monacos nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu pasi po inkuadrohet rrallë nga Zinedine Zidane.

Rodriguez, i cili ka luajtur vetëm shtatë ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon, mund të transferohet në Premierligë.

Sipas tabloidit britanik, Mirror, Liverpool ka shfaqur interesim ta transferoj Rodriguezin nëse arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Rodriguez shihet si pasardhës i Philippe Coutinhos, i cili gjatë verës mund të transferohet te Barcelona, përcjell Express.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...