Lamtumirë Pirlo

PUBLIKUAR

Mesfushori italian, Andrea Pirlo e ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij viti

Andrea Pirlo e ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli, kur të skadojë kontrata e tij me skuadrën amerikane, New York FC.

Italiani këtë sezon ka pasur probleme të shumta me lëndime dhe beson se ka ardhur koha për t’u përshëndetur nga futbolli.

“Ju e ndjeni kur vjen momenti i pensionimit. Çdo ditë keni probleme fizike dhe nuk mund të stërviteni ashtu siç do të dëshironit, sepse gjithnjë keni ndonjë problem”, tha Pirlo për La Gazzetta dello Sport.

“Lojtarët më të rinj duhet të luajnë. Në moshën 38 vjeçare, është koha e duhur për t’iu lënë hapësirë lojtarëve më të rinj”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...