“Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës, mikut dhe bashkëveprimtarit tim të orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me ndarjen e tij nga jeta, Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpartiakëve! Lamtumirë miku im!”, tha ai.
Zyrtari i LDK-së, Haki Rugova vdiq sot në moshën 65-vjecaçe.
Pozita e fundit që ka mbajtur ka qenë ajo e Kryetarit të Degës së LDK’së në Istog.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.