Lamtumirë Juventus

PUBLIKUAR

Beppe Marotta ka bërë të ditur se Evra mund të largohet nga Juventusi

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka bërë të ditur se mbrojtësi Patrice Evra ka dy oferta në tavolinë dhe se është duke konsideruar të ardhmen, të cilin i skadon kontrata gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Valencia dhe Crystal Palace janë dy klube që duan lojtarin këtë afat kalimtar dhe Marotta ka thënë se janë duke pritur përgjigjen e francezit.

“Ai ka dy oferta dhe është duke konsideruar të ardhmen”, tha Marotta për “Mediaset Premium”.

“Ai është shumë profesional dhe ka kontratë me ne deri në qershor”, shtoi ai, duke mos treguar nëse Evra do të largohet gjatë janarit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...