Mauro Icardi është objektivi kryesor i Paris Saint Germain
Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe me shumë mundësi do të realizojë një transferim të bujshëm në rast se Edinson Cavani i jep lamtumirën ekipit parisien
Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e ekipit parisien kanë shfaqur interesim për yllin Interit, Mauro Icardi, përcjell Express.
“Nëse shikojmë rendimentin e Icardit në Itali me Interin është shumë e vështirë të mendosh për një largim të mundshëm që në muajin janar, por nëse konsiderojmë edhe faktin që skuadra po zhvillojnë një sezon jo shumë pozitiv, atëherë kjo mund të ndikojë shumë në këtë çështje”, shkruan ndër të tjera “L’Equipe”,
Në listën e gjatë të Paris Saint Germain figurojnë edhe alternativa të tjera si Carlos Bacca, Ciro Immobile, Iago Aspas, Carlos Tevez, Robin Van Persie dhe Rashford por gjithsesi, argjentinasi i Interit mbetet alternativa më e pëlqyer në shtëpinë e kampionëve të Francës.



