Lamtumirë Inter, Brozovic befason me klubin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Marcelo Brozovic mund të transferohet në Rusi gjatë kësaj vere

Roberto Mancini ka nisur t’i bëjë planet për përforcimin e skuadrës ruse, Zenit Saint Petersburg, pasi ka marrë drejtimin e këtij ekipi javën e kaluar.

Sipas Sky Sport, në listën e strategut italian është emri i mesfushorit  të Interit, Marcelo Brozovic, përcjell Express.

Mancini dhe Brozovic njihen shumë mirë mes veti pasi kanë punuar së bashku te skuadra e Interit.

Reprezentuesi i Kroacisë ka kontratë me ekipin e Interit deri në vitin 2021. Por, nëse rusët ofrojnë para të majme Nerazzurrët do ta shesin.

Interi është i detyruar t’i shes disa lojtarë gjatë verës për ta respektuar Fair Play-in financiar të UEFA-së. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...