Lamtumirë Chelsea, Costa rikthehet në La Liga (Foto)

PUBLIKUAR

Diego Costa mund të rikthehet në La Liga gjatë verës

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian, Antonio Conte.

Sipas tabloidit britanik, Mirror, Costa mund të rikthehet në Atletico Madrid, përcjell Express.

Madje, sipas këtij tabloidi britanik, Atletico Madrid dhe Chelsea kanë filluar bisedimet për Costan, i cili vlerësohet 50 milionë euro.

Atletico Madridi e ka të ndaluar të transferoj lojtarë gjatë kësaj vere, por pritet që Costan ta huazoj për gjashtë muaj te ndonjë skuadër tjetër. Costa ishte transferuar në Chelsea nga Atletico Madrid në vitin 2014. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...