Lamtumirë Buffon, Juventus gjen portierin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny

Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit, është në prag të pensionimit. Kjo ka shturë drejtuesit e kampionit të Italisë që ta gjejnë pasardhësin e italianit.

Sipas mediave në Itali, drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny, përcjell Express.

Reprezentuesi i Polonisë, i cili për dy sezone ka qenë i huazuar te Roma, është nën kontratë me Arsenalin.

Thuhet se Juventusi i ka ofruar Arsenalit 16 milionë euro për Szczesnyn, kurse këtij të fundit i ka ofruar një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

Përveç Juventusit, ish portierin e Legia Warsaws  kërkohet edhe nga Milan e Napoli. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...