Lamtumirë Arsenal, Xhaka rikthehet në Bundesligë (Foto)

PUBLIKUAR

Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligë gjatë verës

Arsenali mund të ndahet me Granit Xhakën gjatë kësaj vere. Lojtari nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe ka gjasa që të largohet nga Emirates, shkruan The Sun.

Londinezët kanë pritur më shumë nga përfaqësuesi i Zvicrës, i cili u ble nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro, përcjell Express.

Sipas The Sun, ish-anëtari i Baselit pritet të rikthehet në Bundesligë, ku interesim ka shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Madje, interesimin e Bayernit për Xhakën e ka konfirmuar edhe ish-selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Bavaria e ka Xhaka në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar për Bild ish-trajneri i Bayernit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...