Lamtumira e Messit për Iniestan: Andres, ishte privilegj të luaj përkrah teje – do të na mungosh!

PUBLIKUAR

Lionel Messi nuk ishte në konferencën lamtumirëse të Andres Iniestas dhe sipas mediave spanjolle, argjentinasi mungoi për shkak të disa problemeve personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leo i ka dhënë lamtumirën mesfushorit spanjoll, që u largua nga Barça pas 22 viteve.

“Andres, faleminderit për gjithë këto vite në futboll. Ishte privilegj gjithë këto vite t’i kaloj përkrah teje dhe t’i shijoj me ty gjithë ato momente të bukura që kaluam së bashku. Të uroj më të mirat në etapën tënd të re, si në aspektin sportiv, por edhe në jetë. Je fenomen, brenda dhe jashtë fushe. Do të na mungosh!!!”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...