Lampardit i mungon Hazardi: Nuk mund ta zëvendësojmë atë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, beson se është pothuajse e pamundur të zëvendësohet anësori belg, Eden Hazard, me një tjetër individ.

Eden Hazardi shkëlqeu për shtatë sezone në “Stamford Bridge”, mirëpo ai u transferua në Real Madrid për 100 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Belgu ishte i përfshirë në 31 gola në Premierligë (16 gola dhe 15 asiste) gjatë sezonit 2018/19 dhe largimi i tij e la një hapësirë të madhe bosh në skuadrën e Chelseat, që as nuk kishte mundësi të transferonte lojtarë këtë verë për shkak të një dënimi nga FIFA.

Lampardi ka thënë se Hazardi – i cili i kishte fituar dy trofe të Premierligës dhe dy të Ligës së Evropës me Chelsea – nuk mund të zëvendësohet me një tjetër lojtar.

“Unë isha një tifoz i madh i Eden Hazardit, si tifoz i Chelseat. Unë kam luajtur edhe përkrah tij”, tha Lampardi gjatë një konferencë për shtyp para përballjes së skuadrës së tij me Liverpoolin në Super Kupën e Evropës.

“Për mua, ai është, pa asnjë dyshim, njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Sezonin e kaluar, por jo vetëm sezonin e kaluar – gjatë gjithë kohës së tij në Chelseat, ai kishte kontribuar më së shumti për skuadrën, sa i përket golave, asisteve dhe të qenit lider”.

“Ti nuk mund ta zëvendësosh atë individualisht. Mendoj se një gjë e tillë është pak a shumë e pamundur për shkak të nivelit shumë të lartë që e ka arritur ai me karrierën e vet”.

“Por, lajmi i mirë për ne është se duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm me këtë grup të lojtarëve, me disa lojtarë më të rinj e disa me më shumë përvojë”.

“Tani e kemi mundësinë ta dëshmojmë se ata mund ta ngrenë nivelin e tyre edhe individualisht e edhe si kolektiv. Por po, neve po mungon një shumë e madhe e golave dhe asisteve, kjo është e qartë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...