Lampard: Provova ta transferoja Haalandin, më pëlqejnë lojtarët e tillë

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara.

Legjenda e “Blues” thotë se në të kaluarën ishte munduar ta transferonte Erling Haalandin, por që nuk kishte arritur ta bënte një gjë të tillë, shkruan “Gazeta Express”.

“E kam një respekt enorm për të. Është një lojtar që jam munduar ta sillja në Chelsea, nuk më pritej ta transferoja, por në fund nuk ndodhi asgjë. Më pëlqen të shoh lojtarë të këtij niveli”, u shpreh Lampard.

Pas Salzburgut, përfaqësuesi norvegjez ishte transferuar në Borussia Dortmund, e prej aty në Manchester City, ku luan edhe aktualisht.

Të dielën nga ora 17:00, Chelsea do të përballet me Manchester Cityn në “Etihad Stadium”, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka mundësi të shpallet kampione. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...