Frank Lampard ka arritur marrëveshje me Chelsean për t’u bërë trajneri i ekipit të parë. Ky lajm pritet të konfirmohet edhe nga klubi londinez së shpejti, pasi që Derby County e lejoi trajnerin të mos e nisë turneun parasezonal me skuadrën e tyre, për të arritur marrëveshje me Chelsean.
Chelsea do t’ia shpaguajë Derby Countyt edhe dy vjetët që Frank Lampardi i kishte në kontratë me ta. Ata do t’ia paguajnë klubit të Championshipit katër milionë funte. Lampardi do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin, i cili iu bashkua Juventusit para disa javëve për pesë milionë funte, transmeton Gazeta Express.
41-vjeçari kthehet në klubin ku kishte luajtur për 13 vjet, duke i shënuar 211 gola në 649 ndeshje në atë që mbetet epoka më e suksesshme në historinë e klubit.
Lampardi i fitoi tre tituj të Premierligës, titullin e Ligës së Kampionëve, katër tituj të FA Cup, dy tituj të League Cup dhe një titull të Ligës së Evropës. Ai gjithashtu ishte i dyti në radhë për Topin e Artë në vitin 2005, pas Ronaldinhos.
Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, raporton se Lampardi do ta sjell


