Cristiano Ronaldo i ka ditët e numëruara në “Santiago Bernabeu” dhe sipas mediave spanjolle, e gjitha kjo është për faj të Real Madridit.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të rikthehet në “Old Trafford”, pasi ndihet i ‘tradhtuar’ nga Real Madridi.
Pas akuzave për evazion fiskal ndaj Ronaldos, Real Madridi i doli në mbështetje portugezit, por në një mënyrë krejtësisht tjetër nga ajo që priste CR7.
“El Confidencial” raporton se Ronaldo shpresonte që klubi të dalë publikisht në mbështetje të tij, që e bënë këtë vetëm me anë të një postimi në sajtin zyrtar.
Kjo nuk është e gjitha, sipas “El Confidencial”, Ronaldo ndihet i ‘tradhtuar’ pas asaj që bëri klubi pas akuzave për evazion fiskal, në veçanti Florentino Perez.
Sipas “El Confidencial” Reali me urdhër të Perez ka kontaktuar gjitha mediat në Spanjë duke iu kërkuar që të mos përdorin fotografi të Ronaldos me fanellë të Madridit në raportet për akuzat për evazion fiskal, shkruan The Sun, përcjell Gazeta Express.
Kjo duket se ka acaruar Roanldon, i cili ndihet i ‘tradhtuar’ dhe se dëshiron të largohet me çdo kusht nga “Santiago Bernabeu”.
Manchester Unitedi është skuadra ku portugezi mund të transferohet, pasi në vazhdimësi CR7 e ka përsëritur se një ditë dëshiron të rikthehet në “Old Trafford”. /Express/



