Lajmi i fundit: Australia ia anulon vizën Djokovicit

PUBLIKUAR

Australia ia ka anuluar përsëri vizën tenistit serb, Novak Djokovic, dhe synon që ta dëbojë atë nga vendi. Ankesa ligjore mbetet shpresa e vetme për të për të mos e humbur pjesëmarrjen në garë.

Ministri i Migrimit, Alex Hawke, i ka shfrytëzuar kompetencat e tij personale për t’ia anuluar vizën tenistit të njohur. Avokati i Djokovicit raportohet se po përgatitet për të paraqitur ankesë të menjëhershme për bllokimin e vendimit.

Ministri Hawke tha: “Sot e ushtrova pushtetin tim sipas nenit 133C(3) të Aktit të Migrimit për ta anuluar vizën e mbajtur nga z.Novak Djokovic për arsye të shëndetit dhe rendit të mirë, mbi bazën se është në interesin e publikut që të veprohet kështu.”

“Duke e marrë këtë vendim, unë i kam shqyrtuar me kujdes informatat e ofruara nga Departamenti i Punëve të Brendshme, Forca Kufitare Australiane dhe z.Djokovic”, shtoi ai.

Turneu “Australian Open” fillon të hënën. Nëse tenisti nuk paraqet ankesë në gjykata ose nëse ankesa i refuzohet, ai do të dëbohet menjëherë nga Australia, përcjell Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...