LAJMI FUNDIT – Lipjan: Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një shkrimi në facebook ka thënë, se jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë, transmeton LipjaniNews.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë.
Ne jemi të vetëdishëm për nevojat që mund të kenë qytetarët e kësaj lagje dhe ju kërkojmë vetë përmbajtje duke i siguruar që ekipet tona emergjente do jenë afër tyre për çdo nevojë.
Ne kemi përcaktuar ekipet mobile që do të jenë çdo ditë në çdo kohë për tu dal në ndihmë secilës familje që ka nevojë në këtë laxhe.

Në këtë rast falënderoj ekipet emergjente pranë administrates, stafin e mjekëve, Policinë e Kosovës, zjarrëfiksit, Njësin e pastrimit në Lipjan dhe gjitha ekipet tjera mobile që po punojnë 24/7 për të përballuar këtë situat.
Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të diagnostifikuarve me pozitiv të Covid-19, ju ftojmë të kujdesemi bashkë të kalojmë këtë sfidë me disiplinë e kujdes të plotë.

Shtabi Emergjent në Lipjan ka aktiv edhe numrin 0 800 14000 ku qytetarët mund ti adresojnë kërkesat e tyre dhe ky numër është (pa pages).

Image may contain: basketball court

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...