Lajme të mira për Arsenalit, kthehet Ozil

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Topxhinjtë kanë marrë lajme të mira para ndeshjes me West Ham pasi që gjashtë lojtarë që i munguan atyre për gati një muaj janë kthyer në stërvitje

Mesut Ozil është njëri nga gjashtë lojtarët që janë kthyer në stërvitje të plota të Arsenalit para udhëtimit të tyre të shtunën ku do të takohen kundër West Hamit në Premier Ligë.

Ozili nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Gunners që nga barazimi me Brighton and Hove Albion, ku gjermani ishte zëvendësuar në pjesën e parë pas lëndimit në gju.

Pasi ka munguar në tri ndeshje, Ozili është kthyer në skuadër dhe pritet të jetë gati kundër West Ham pasi që ka stërvitur normalisht me skuadrën e Unai Emery të mërkurën.

Kthimi i tij është një lajm i mirë për Arsenalin, jo vetëm i tij-por edhe në mbrojtje pasi që janë kthyer disa nga lojtarët që kanë munguar javëve të fundit.

Dy anësoret e mbrojtjes Hector Bellerin dhe Nacho Monreal janë rikuperuar përderisa edhe Mustafi dhe mbrojtësi i ri Mavrapanos është gati për aksion.

Laurent Koscielny – i cili vuajti nga një lëndim në shpinë gjatë ndeshjes në FA Cup po ashtu ka stërvitur normalisht duke i dhënë kështu edhe më shumë mundësi në mbrojtje Emery.

I vetmi që nuk është kthyer është Henrikh Mkhitaryan që pritet të kthehet në shkur pas lëndimit që pati në shput.

Arsenali do të këtë dy derbi një pas një te Londrës, pasi që pas këtij vikendi do të përballet me Chelsean në Emirates.

Arsenali është i pesti në Premier Ligë, tri pikë pas Chelsea që është në vendin e katër. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...