Lajme të këqija për Kosovën, Terim pajtohet me dy nga te yjet e Turqisë

PUBLIKUAR

Lajme të mira për Turqinë, por jo edhe për Kosovën, para përballjes së 12 nëntorit, në kuadër të grupit I kualifikues për Botërorin “Rusi 2018”.

Mediat turke raportojnë sot se përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, është pajtuar me dy nga tre yjet e Kombëtares, Selçuk Inan dhe Burak Yilmaz, para ndeshjes me Kosovën, por është në pritje edhe të pajtimit me Arda Turanin, yllin e Barcelonës.

Asnjëri nga ta, që nga Kampionati Evropian nuk janë ftuar nga Terim, shkaku i prishjes së marrëdhënieve gjatë Evropianit.

“Trajneri i Kombëtares, Fatih Terim, ka zhvilluar një bisedë me Selçuk Inan dhe Burak Yilmazin, duke shkrirë akullin mes binarëve. Të dy palët kanë kërkuar falje dhe lojtarët pritet të veshin fanellën kundër Kosovës”, shkruan “Spor.haber7.com”, raporton “GazetaOlle.com”.

Sipas kësaj gazete, pritet po ashtu që edhe mosmarrëveshjet mes Terimit dhe Arda Turanit të rregullohen, për shkak të interesit kombëtar, mirëpo kërkim falja nga mesfushori i Barcelonës duket më e vështirë për të ndodhur.

“Arda Turan është shumë i rreptë në lidhje me kërkim faljen, ai dhe rrethi i ngushtë i tij, me siguri se nuk do ta duan një falje të tillë”, shkruan gazeta në fjalë.

Rezultatet e dobëta të Turqisë, ku nga tri ndeshje ka vetëm dy pikë, kanë bërë që Fatih Terim të ndihet në presion për të rikthyer këta tre yje në Kombëtare.

Turqi – Kosovë, luhet më 12 nëntor në Antalya.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...