Barcelona ka marrë dy lajme të këqija pas ndeshjes miqësore në turneun parasezonal, International Champions Cup, kundër Tottenhamit.
Andre Gomes dhe Denis Suarez u detyruan ta linin fushën para kohë kundër Tottenhamit si pasojë e lëndimeve që pësuan dhe tani mësohet se Gomes do të mungojë dy muaj, ndërsa Suarez tri javë, sipas RAC1, përcjell Gazeta Express.
Pas gati gjysmë ore lojë në ndeshje kundër Spurs, Suarez dhe Gomes e braktisen fushën me tërheqje muskulore. Së pari Denis dhe vetëm pesë minuta më vonë, Gomes.
Të dy lojtarët nuk ishin protagonistë sezonin e kaluar nën urdhrat e Ernesto Valverdes dhe në këto ndeshje miqësore ishte rasti i tyre për t’i treguar trajnerin se çfarë janë në gjendje t’i ofrojë skuadrës, por u goditen nga fati i keq. /Express/


