Lajm me rëndësi rreth konkursit për zyrtarë policorë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka zgjatur edhe për dhjetë ditë afatin e aplikimit për zyrtarë policorë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Policia me anë të një njoftimi.

“Vazhdon edhe për dhjetë ditë afati i konkursit për zyrtar policorë”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Forma e aplikimit për të gjithë të interesuarit në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...