Lajm i mirë për tifozët e Romës

PUBLIKUAR

Mesfushori i Romës, Miralem Pjanic, është kthyer në stërvitje dhe mund të luaj në fundjavë kundër Sassuolos.

25-vjeçari për shkak të lëndimit kishte munguar në ndeshjet e fundit dhe mungesa e tij vërehej shumë, sidomos në barazimin kundër Barcelonës.

Në mëngjes rreth orës 11:00, Roma filloi stërvitjen në qendrën stërvitore në Trigoria, ku lojtarët u ndan në dy grupe. Grupi i parë u stërvitën me një intensitet më të ulët, pasi ishin lojtarët të cilët luajtën mbrëmë (e mërkurë) kundër kataluasëve.

Kurse, në grupin e dytë ishin lojtarët të cilët ishin më pak aktiv dhe kështu ata punuan në mbajtjen e topit dhe në aspektin atletik.

Lajmi i mirë për Rudi Garcian është se në stërvitje është kthyer edhe Pjanic, i cili kishte pësuar një lëndim me përfaqësuesen e tij me gjashtë shtator. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...