Lajm i mirë për Real Madridin, kthehet Benzema

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane ka marrë lajm të mirë se sulmuesi Karim Benzema është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Leganes në Kupën e Mbretit.

Pasi është stërvitur me grupin në Valdebebas të hënën paradite, dhe çdo gjë shkon siç pritet, atëherë qendërsulmuesi francez do të jetë në skuadrën e Zidane për ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, e cila do të luhet të enjën në “Butarque” me fillim nga ora 21:30, transmeton Express.

Benzeman nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 2018-n dhe sapo është kthyer nga pushimet.

Pasi luajti pothuajse gjithë ndeshjen El Clasico duke ndier një shqetësim në fillim të dhjetorit, ekzaminimet mjekësore më pas konfirmuan se ai kishte pësuar lëndim muskulor në këmbën e djathtën.

Por, tani Benzema është rikthyer dhe do të jetë në dispozicion të Zidane.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...