Lajm i mirë për Manchester Cityn

PUBLIKUAR

Gabriel Jesus mund të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen e Manchester Cityt kundër Baselit më 13 shkurt, sipas trajnerit Pep Guardiola.

Fillimisht u tha se sulmuesi brazilian do të mungonte 4-6 javë si pasojë e lëndimit të ligamentit të gjurit, të cilin e pësoi në ndeshje kundër Crystal Palace Natën e Vitit të Ri, transmeton Express.

Të enjten City e dërgoi Jesusin në Barcelonë për një kontroll, rreth 10 ditë pas lëndimit që e pësoi ndaj Palace dhe Pep tani thotë se ai mund të rikthehet brenda tri javëve.

“Dje, ai ishte në Barcelonë me Dr Cugat, dhe në fund gjithçka doli mirë. Brenda dy apo tri javëve, kur të luajmë kundër Baselit në Ligë të Kampionëve, ai mund të jetë i gatshëm. Mendoj se do të jetë i gatshëm brenda dy apo tri javëve”, ka thënë Guardiola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...