“Lajm i mirë”, ambasadori gjerman i gëzohet miratimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga Kosova

PUBLIKUAR

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke thënë se ky është “më të vërtetë” një lajm i mirë.

“Tri marrëveshjet për lëvizje tregojnë qartë përfitimet që Procesi i Berlinit iu sjell qytetarëve. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë Ballkanin Perëndimor me BE-në”.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky është edhe një hap drejt përfitimeve konkrete nga Procesi i Berlinit.

“Edhe një hap para drejt përfitimeve konkrete nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian me miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...